Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka fituar më shumë ndeshje me diferencë me 4 ose më shumë gola në UEFA Champions League. Spanjolli ngjitet tashmë në kuotën e 13 triumfeve në elitën e futbollit europian me një ekip të vetëm, duke kaluar rekordin e Alex Ferguson me Manchester United.

Që nga debutimi i tij në garën për Cityn në Shtator 2022, Erling Haaland ka shënuar më shumë gola në Champions League se çdo lojtar tjetër, duke realizuar 19 gola në vetëm 22 paraqitje për kampionët e Anglisë.

Rol kyç ka luajtur edhe Phil Foden, që është një nga katër lojtarët që kanë shënuar në secilën nga shtatë sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve që nga viti 2018-19 së bashku me Robert Leëandoëski, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Me triumfin ndaj Slovan Bratislava, City zgjati ecurinë pa humbje në Champions në 25 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve. Periudhë në të cilën ka koleksionuar 17 fitore e 8 barazime për të barazuar rekordin e Manchester United midis Shtatorit 2007 dhe Majit 2009.

Klan News