Pas përgjimit të publikuar nga Televizioni Klan, të një bisede telefonike me një person që në dosjen e organit të akuzës identifikohet si “Niçja”, Vangjush Dako tha nga studio e emisionit “Opinion”: 

Niçja është një qytetar atje i Durrësit, nga ky grupi që është kapur, me të cilin kam folur. Kjo është politika”.

Blendi Fevziu: Kush është ky që flet?

Vangjush Dako: 

“Niçja” është një qytetar i Durrësit që është kapur, me të cilin kam folur. Në çdo fushatë, kur mbaron takimi elektoral, unë falenderoj njerëzit. Unë kontaktoj me ta, u çoj letra falenderimi. Kurse Astriti është i vëllai i Niçes. Kjo është politika. Minimumi është një telefonatë.

“Niçja” është Altin Avdyli i arrestuar nga policia ditën e diel, në 21 Tetor.

Kurse për pjesën e dytë të përgjimit të publikuar në Tv Klan, Dako i cilësoi si karagjozllëqe.

Vangjush Dako: 

O Fevzi se çfarë bëjnë ata, ata vinë dhe më thonë, o kryetar do të japësh ndonjë Lekë.

Blendi: Fevizu: E kanë procedurë që kërkojnë Lekë?

Vangjush Dako:

Ç’janë këto karagjozllëqe…

BISEDA 2 – NIÇJA

1-            Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…

2-            Alo, ça po bën?

1-            Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!

2-            Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

1-            Jo! Jo! Jo!

2-            Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…

… po deshe…

1-            Niçja: ...mirë…

2-            6 veta janë!

1-            Niçja: Hajt se të marr unë!

2-            Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të ..tojnë (nuk kuptohet)!

 

/tvklan.al