Vendimi u mor nga OBSH për të shmangur keqraportimin dhe stigmatizimin e kombeve ku janë zbuluar

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar një sistem të ri emërtimi për variantet e Covid-19. Ato do të marrin emra grekë për t’iu referuar varianteve të zbuluara së pari në vende si ai në Britani, Brazil, Afrikën e Jugut dhe India.

Varianti në Mbretërinë e Bashkuar për shembull është etiketuar si Alpha, Beta e Afrikës së Jugut, indiani si Delta, ndërsa ai brazilian me emrin Gamma.

OBSH tha që kjo ishte për të thjeshtuar diskutimet. Në fillim të këtij muaji qeveria indiane kritikoi emërtimin e variantit B.1.617.2, zbuluar për herë të parë në vend Tetorin e kaluar si variant indian, megjithëse OBSH kurrë nuk e kishte etiketuar zyrtarisht si të tillë.

“Asnjë vend nuk duhet të stigmatizohet për zbulimin dhe raportimin e varianteve”, shkroi në Twitter ekspertja e OBSH-së Covid-19, Maria Van Kerkhove. Ajo gjithashtu bëri thirrje për mbikëqyrje të fuqishme të varianteve dhe për ndarjen e të dhënave shkencore për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes.

Kerkhove u shpreh se këto shkronja greke nuk do të zëvendësojnë emrat ekzistues shkencorë. Nëse identifikohen zyrtarisht më shumë se 24 variante, sistemi mbaron me shkronja greke dhe një program i ri emërtimi do të shpallet më pas.

Zgjedhja e alfabetit grek erdhi pas muajsh diskutimesh, pasi variantet mund të merrnin edhe emra të perëndive, emra pseudo-klasikë etj. Historikisht, viruset shpesh janë shoqëruar me vendet nga të cilat mendohet se janë shfaqur. Vietnami, ndërkohë, ka zbuluar atë që duket të jetë një kombinim i atyre dy varianteve i cili sipas ekspertëve mund të jetë shumë të rrezikshëm.

Klan News