Varka përfshihet nga flakët, 25 të vdekur në SHBA

Varka përfshihet nga flakët, 25 të vdekur në SHBA

09:03 03/09/2019

25 persona janë gjetur të vdekur për shkak të zjarrit që ra në një varkë pranë brigjeve të Kalifornisë, thotë Garda Bregdetare e Shteteve të Bashkuara.

Nëntë persona të tjerë janë raportuar të zhdukur. Ndërsa 5 anëtarë të ekuipazhit kishin mundur të shpëtonin më herët. Varka ishte ankoruar disa metra larg ishullit të Santa Cruz në perëndim të Los Angeles.

Autoritetet amerikane thanë se në bordin e varkës ishin 39 persona kur shpërtheu në flakë. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të paqarta. Nga hetimet paraprake dyshohet se disa prej pasagjerëve mund të ishin bllokuar nën kuvertën e varkës.

Kurse ata që shpëtuan mund të kenë qenë duke fjetur në kabinën kryesore. Ngjarja u njoftua përmes një telefonate rreth orës 03:30 të së hënës (sipas orës lokale), duke vënë në alarm rojet bregdetare.

Këto të fundit, sapo morën njoftimin për zjarr në varkë, shkuan me urgjencë për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në mjetin lundrues.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar që varka i ka patur të gjitha elementët e sigurisë sipas rregullores, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende mister. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT