Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Raisa Gorbaçov ka vdekur. Sot në mëngjes ish-gruaja e njeriut të Gllasnusit dhe Perestrojkës ruse ka mbyllur sytë pas një sëmundje të gjatë në një klinikë të Gjermanisë. Gorbaçovi nuk nguronte ta prezantonte kudo gruan e tij duke hasur në kundërshtimin e konservatorëve.

Raisa diti të hynte në ambjentet e politikës ruse, aq sa vete Gorbaçovi s’e mohon se disa vendime të rëndësishme s’ishin të tijat por të Raisës. Perëndimi e shihte me sy të mirë çiftin Gorbaçov, i cili me kujdes dhe stil paraqitej para kamerave dhe fotografëve. Ishte Raisa e cila shpërndau e para dhe e vetmja nga politikanet ruse dhurata dhe ndihma simbolike pas shpërthimit të Çernobilit. Sot pas tre vitesh vuajtjesh nga leucemia u nda nga jeta Raisa Gorbaçov, e cila mban titullin e dhënë nga të gjithë e vetmja First Lady e Rusisë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori