Vdes vullnetari që u përdor për testet e vaksinës anti-covid



Vdes vullnetari që u përdor për testet e vaksinës anti-covid

21:41 21/10/2020

Një person i cili kishte dalë vullnetar për të testuar vaksinën anti-covid, ka ndërruar jetë.

Vullnetari ishte një shtetas brazilian. Autoritetet shëndetësore të Brazilit njoftuan se viktima kishte dalë vullnetar për të eksperimentuar vaksinën që po krijohet nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford.

Këto të dy të fundit, pavarësisht ngjarjes së ndodhur, konfirmuan se do të vijojnë testimet për vaksinën kundër Covid-19.

Gazeta braziliane “OGlobo” raportoi se vullnetarit i ishte dhënë një qetësues dhe jo vaksina, duke cituar një burim konfidencial.

Qeveria braziliane planifikon të blejë vaksinën e Mbretërisë së Bashkuar dhe ta prodhojë në qendrën kërkimore biomedicinale FioCrz në Rio De Janeiro, ndërkohë që vaksina konkurruese e Kinës po testohet gjithashtu në qendrën kërkimore institucionale Butantan në Sao Paulo.

Brazili është shteti i dytë në botë për nga numri i viktimave si pasojë e Covid-19, me 154 mijë të vdekur. /tvklan.al





Të ngjashme