Vedat Muriqi nuk ndalet në La Liga, shënon golin e 14-të në kampionat

Vedat Muriqi nuk ndalet në La Liga, shënon golin e 14-të në kampionat

23:15 25/05/2023

Vedat Muriqi konfirmon formën e mirë në kampionatin spanjoll të futbollit. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij.

Majorka regjistroi fitore 1-0 ndaj Valencias. Ekzekutim tepër i bukur nga ana e Muriqit që realizoi me kokë dhe ngjitet në kuotën e 14 golave në këtë edicion të kampionatit spanjoll.

Pas kësaj fitoreje, Majorka mbyll edhe llogaritë e mbijetesës, duke e siguruar atë edhe për sezonin e ardhshëm.

Klan News





Të ngjashme