“Duhet të dalim në votime që t’i japim vlerë votës”

Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se Partisë Socialiste i duhet një mandate i tretë edhe për të punët për të cilat kanë nevojë sot qytetarët. Gjatë një takimi me të rinjtë e njësisë 4 në Tiranë, ai tha se ambicia për një jetë më të mirë nuk mund t’i lihet opozitës.

“Unë mendoj se ambicia duhet të jetë më e madhe se ajo e një birre, apo e një kafeje. Ama, për të bërë më shumë biblioteka, për të bërë më shumë pista biçikletash, për të bërë më shumë terrene sportive, për të bërë më shumë konvikte, kampuse universitare, 40 shkollat e reja duke filluar nga “Sami Frashëri”, për këto po. Ambiciet e vogla t’ua lëmë partive të vogla, ambiciet e mëdha i bën PS dhe Edi Rama”.

Ndaj ai theksoi se këto punë i japin një vlerë më të madhe votës.

“Kur unë votova për herë të parë, atëherë garonte Edi. U ndjeva i dobishëm. Thashë “kam edhe unë një kontribut”, se me këtë votë Edi Rama, që unë atëherë as e njihja, as e kisha takuar, po bën këto gjëra sepse i dhashë kontratën e punës, që të jetë shërbëtor i qytetit tim. Ndaj them që duhet t’i japim votës këtë lloj vlere,”.

Veç takimit më të rinjtë, Veliaj vizitoi dhe një tjetër familje në Farkë që hyri në shtëpi të re.

Tv Klan