Rusi-Kroaci ishte ndoshta ndeshja më dramatike e këtij botërori, që mbajti në ankth jo vetëm dy kombe, atë kroat dhe rus, por të gjithë tifozët e futbollit në mbarë botën. Kroacia u kualifikua në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me Anglinë falë fitores së arritur pas goditjes së 11-metërshave.

Në pjesën e parë të takimit secila skuadër shënoi nga një gol. Në pjesën e dytë kroatët kishin rastet më të mira për të fituar, por ishin të pafat. Ekipet shkuan në shtesa dhe pikërisht në pjesën e parë në minutën 100, Domagoj Vida shënoi duke e çuar rezultatin në 2-1. Rusët nuk e ulën ritmin e tyre dhe në minutat e fundit, po me goditje standarde gjetën golin e barazimit.

Në gjuajtjen e penalltive dy portierët pritën nga një, por braziliani i natyralizuar rus Mario Fernandez e nxori jashtë topin në goditjen e tij. Pikërisht ky moment ishte fatal për rusët që ishin kualifikuar në çerekfinale me Spanjën falë 11-metërshave. Tashmë Kroacia do të përballet me Anglinë.

Tv Klan