Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pas situatës së rënduar të motit e reshjeve të shumta të dëborës, vazhdojnë përsëri kufizimet e energjisë elektrike në zonat verilindore të vendit. Sipas burimeve zyrtare të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, në zonat më problematike ku janë vënë re ndërprerjet e energjisë, kjo korporatë në bashkëpunim me filialet elektrike të rretheve, ka marrë të gjitha masat për përmirësimin e gjendjes.

Kështu në filialin e rrethit të Kukësit, janë zëvendësuar tre transformatorë, të djegur, e është furnizuar me kabull për defektet që ka pas brenda në qytet. Në rrethin e Hasit, sot po punohet për zëvendësimin e transformatorit pranë qytetit dhe është vendosur gjendja e furnizimit me energji elektrike. Ndërsa në qytetin e Tropojës, janë marrë masa për furnizimin me katër transformatorë fuqie.

Po kështu janë furnizuar me transformatorë edhe filialet elektrike në Dibër, Bulqizë, Mirditë, Mat e Pukë. Nga informacionet e KESH, gjendja e furnizimit me energji elektrike është përmirësuar edhe pse ka kufizime të energjisë, për shkak të mbingarkesës së rrjetit./tvklan.al