Paratë do të përdoren për të gjetur kurën ndaj kancerit

Veshja legjendare e Olivia Newton John në filmin Grease është shitur në një ankand në Los Angelos për 405.700 dollari, dyfishi shumës së kërkuar fillimisht.

Sigurisht jo për vlerën e tyre materiale, por për ndikimin që patën. Pantallonat dhe xhupi i lëkurës, veshur në skenën finale të filmit musical, shndërruar Olivian në një rockgirl, duke u bërë kështu burim frymëzimi për shumë vajza ndër vite.

Blerësi është anonim, por paratë do t’i shkojnë fondacionit të vetë Olivias që merret me kërkime në përpjekje për të gjetur kurën ndaj kancerit, sëmundje me të cilën vetë aktorja tashmë 71-vjeç po lufton prej vitesh.

Tv Klan