3 të shtruar në spital, humb jetën një qytetar

Vetëm një rast me koronavirus është zbuluar gjatë ditës së sotme në vendin tonë. Lajmin e mirë, e dha ministrja Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.

“Lajm i mirë. Vetëm 1 rast me Covid 19 sot”, shkruante ajo.

Megjithatë Covid gjatë ditës së sotme i ka marrë jetën një qytetari. Bëhet fjalë për një 83-vjeçar nga Tepelena që ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve të sëmundjes.

Në spital po trajtohen 3 pacientë, nga të cilët 2 janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në vendin tonë janë 107 pacientë aktivë me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al