Përdorimi i­ aparateve celularë nga drejtuesit e mjeteve është një fenomen negativ mjaft i përhapur në shoqërinë shqiptare. Megjithëse pasojat kanë qenë shpeshherë fatale, kjo nuk ka mjaftuar për ndërgjegjësimin e shoferëve apo edhe të institucioneve.

Megjithëse është ndërmarrë një nismë, sikurse pohon për Klan Plus specialisti i drejtorisë së Policisë Rrugore, Lefter Hysi, akoma nuk ka asgjë konkrete për shtrëngimin e masave lidhur me këtë shkelje.

Klan Plus bëri një vëzhgim në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, për të parë drejtuesit që përdorin telefonin gjatë kohës që janë në timon. Pamjet tregojnë se përmasat janë shqetësuese.

Meqenëse jemi edhe në javën e sigurisë rrugore, specialisti i kësaj fushe në Drejtorinë e Përgjithshme, gjen momentin për të bërë një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

“Është në të drejtën dhe detyrimin e çdo përdoruesi të rrugës që në mënyrë kategorike që në momentin që hyn në sedilje, hyn në mjet dhe fillon lëvizjen e mjetit, automatikisht të shkëpusë çdo kontakt me telefonin”.

Klan Plus