Video/ Absurdi me pemën në trotuar



Video/ Absurdi me pemën në trotuar

20:29 24/09/2018

Kultura e mbjelljes së pemëve është një nismë pozitive që duhet vlerësuar nga të gjithë qytetarët. Mirëpo, në rrugët e kryeqytetit, ndodh që të hasen edhe situata absurde. I tillë është rasti me disa pemë në trotuaret e kryeqytetit.

Qytetarët kanë dërguar në redaksinë e emisionit “Stop” një video ku duken pemët të mbjella në mes të trotuarit. Absurdi qëndron në faktin se në anë të trotuarit janë bërë edhe hapësirat e nevojshme për mbjelljen e tyre, por ato janë bosh.

Në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit” në emisionin e sotëm,  u trajtuan edhe raste të tjera:

-Në Tiranë kazanët e plehrave janë vendosur në korsinë e biçikletave.

-Laguna e Karavastasë është kthyer në vend grumbullimi mbetjesh e inertesh.

-Një trotuar në rrugën “Vangjel Noti” në Tiranë i ngjan më shumë një trau ekuilibri, që ngushtohet në fund.

/tvklan.al 






Të ngjashme