Më shumë se 170 të burgosur janë arratisur nga një burg në Haiti, pas një kryengritjeje të udhëhequr nga persona të armatosur.

Një nga rojet e burgut ka mbetur i vrarë gjatë arratisjes së të burgosurve, ndërsa ngjarja është quajtur e frikshme nga autoritetet.

Shërbimet Sekrete kombëtare kane nisur menjëherë një operacion emergjence për kapur 174 të burgosurit e armatosur rëndë, ndërkohë që janë lajmëruar banorët e Arcahaie që të tregohen të kujdesshme dhe të bashkëpunojnë me policinë.

Për autoritetet nuk është ende e qartë sesi kanë arritur të arratisen dhe të armatosen të burgosurit. Arcahaie është rreth 30 milje në veri të kryeqytetit të Haitit. / TV KLAN