Video/ Çfarë thotë gjatësia e gishtave për ju?

Video/ Çfarë thotë gjatësia e gishtave për ju?

19:57 13/10/2016

Duke krahasuar gishtin tregues dhe atë të unazës, neuro-shkencëtarët thonë nëse jeni të prirur të jeni në ankth ose nëse keni prirje për të qenë atlet i mirë.

Një studim i ri thotë se nëse gishti juaj tregues është më i gjatë se gishti juaj i unazës, ka gjasa të jeni të këqij në aktivitetet sportive por më të mirë në detyrat verbale.

395AB0D200000578-3835971-The_ratio_between_the_ring_and_index_fingers_known_in_scientists-m-4_1476366452780

Por burrat dhe gratë me gishtat tregues më të shkurtër, krahasuar me gishtin e tyre të unazës ka gjasa të jenë më pak në ankth, më të mirë në detyrat mendore dhe më të mirë në aktivitetet sportive.

Shkencëtarët e kanë bërë të ditur kohë më parë se personat e rritur me gishtin tregues më të shkurtër se gishti i unazës, janë më të ekspozuar ndaj sasive të mëdha të testosteronit kur kanë qenë në barkun e nënës së tyre.

“Marrëdhënia midis gishtit tregues dhe gishtit të unazës, në teknologjinë 2D dhe 4D, mund të zbulojë nivelin e testosteronit kur dikush ka qenë në barkun e nënës së tyre”, tha Carl Pintzka, një mjek dhe shkencëtar në MRI në Trondheim, Norvegji./tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI