Pasi u bë publik në “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, rasti i Eriglisa Lamit gjeti zgjidhje. Ajo tashmë është pjesë e stafit të “Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale” si këshilltare e ministres Ogerta Manastirliu.

Rasti i saj është përzgjedhur ndër pjesët “The Best”. Vetë kryeministri Edi Rama bashkë me drejtuesin e “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrean pritën Lamin në ditën e parë të punës dhe e shoqëruan në ministri.

“Unë jam shumë e lumtur, akoma s’më besohet se jam këtu, jam shumë e emocionuar dhe ndoshta si kam fjalët e duhura tani”,

tha Eriglisa në momentin që takoi kryeministrin përpara ministrisë.

Ndërkohë ministrja Manastirliu i priti në zyrë dhe më pas prezantoi këshilltaren e saj më të re me stafin.

“Jam shumë e gëzuar që t’i je pjesë e stafit tim tani në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’iu bashkuar nismës për të dhënë më të mirën për komunitetin rom dhe egjiptian, për krijimin e shanseve të barabarta për më shumë arsim dhe strehim”

, tha ministrja.

Po ashtu kryeministri Rama inkurajoi Lamin të vazhdojë me të njëjtën vendosmëri dhe modesti, ndërkohë që e këshilloi të ketë kujdes.

“Uroj që t’ia dalësh sa më mirë, por do ia dalësh sepse ia ke dalë në gjëra më të vështira, këto si ke problem, mjafton që të vazhdosh me të njëjtën vendosmëri dhe modesti. Se thonë që kur ngjitesh fillon era të mer kokën, kështuqë duhet me kujdes”,

tha Rama.

/tvklan.al