Në Sao Paolo zbarkuan të fundshpinat më të bukura të të gjithë Brazilit.

Janë 27 vajza sharmante, të cilat marrin pjesë për të shtatin vit radhazi në sfidën më të preferuar të meshkujve braziliane dhe jo vetëm “MISS BUM BUM 2017”.

Mes tyre do të përzgjidhen 15 finaliste, ndër të cilat vajza me fundshpinën më të bukur do të përzgjidhet më 6 nëntor. Deri atëherë, për tre muaj me radhë vajzat do të bëjnë çdo gjë për të marrë përmes telefonit, mjaftueshëm vota nga publiku për t’u përzgjedhur për finalen e madhe.

Vajza me fundshpinën më perfekte do të shpërblehet me nje çmim prej 20 mijë eurosh. Por veç kësaj, ajo transformohet brenda një nate në një superstar. Për të, më pas vërshojnë milionat nga kontratat e shumta me agjenci prestigjoze modelingu. TV KLAN