Video | Nisin reshjet e dëborës në Tiranë




Video | Nisin reshjet e dëborës në Tiranë

17:55 13/02/2021

Reshjet e dëborës kanë përfshirë pasditen e kësaj të shtune Tiranën. Një pamje e rrallë kjo për kryeqytetasit, të cilët gjatë ditës së sotme vërshuan drejt malit të Dajtit, që ishte zbardhur nga dëbora.

Sinoptikanët thonë se orët vijuese do të sjellin një rënie të lehtë të temperaturave dhe pritet që 95% e territorit shqiptar të përfshihet nga bora.

Megjithatë, reshjet e dëborës nuk do të zgjasin për shumë ditë, pasi duke nisur nga e dita e diel pritet që moti të jetë më i kthjellët.

Më herët, policia bëri apel për drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar në rrugë, sidomos për ata që qarkullojnë në zonën e Dajtit, në Fushë Labinot, në Qafë Plloç, në Pogradec, Korçë, Dibër, Kukës, Lezhë, Llogara e Qafë Muzinë, për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve./tvklan.al





Të ngjashme