Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadhë. Dy furgonë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë lënduar disa pasagjerë.


Sipas informacioneve paraprake, 6 të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

/tvklan.al