Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-Kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, lidhur me akuzën e mosdeklarimit të pasurisë.

SPAK kërkoi dënimin e tij me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, mund të dënohet me 1 vit. Nëse kjo kërkesë e SPAK pranohet Tushe rikthehet në qeli.

Ai akuzohet nga SPAK për “mosdeklarim, fshehje e deklarim të rreme të pasurisë” për një apartament në Vlorë, një borxh dhe dy automjete në vlerën në total prej gati 50 mijë Euro, ndërkohë që nuk është kërkuar pezullim.

Avokati i ish-kryebashkiakut socialist, Dritan Trifka, ka këmbëgulur se SPAK për të njëjtën akuzë për ish-gjyqtarët Fatos Lulo e Bashkim Dedja, ka kërkuar pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg. Tushe pak muaj më parë shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e shkelje të barazisë në tenderë.

Klan News