Një dron amerikan

MQ – 9

u qëllua të dielën në perëndim të Jemenit, ndërkohë që ndodhej në ajër.

Raportimet fillestare erdhën nga agjencia e lajmeve SABA, e grupit rrebel Houthi, që thoshte se forcat mbrojtëse ajrore shkatërruan një dron me vlerë 16 milion dollarë pranë kryeqytetit të Jemenit, Sana.

Një fotograf i Reuters dëshmoi rënien e dronit, që u godit në qiell rreth orës 11:00 të paradites, me orën lokale.

https://twitter.com/BabakTaghvaee/status/914769421599723520

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon pikërisht momentin kur avioni rrotullohet në ajër, i përfshirë nga flakët e më pas bie në tokë, në sytë e shumë banorëve të zonës.

Rrjeti televiziv i Jemenit, Al – Masirah shpërndau një video që tregonte rebelët Houthi që lëshonin një raketë në drejtim të dronit amerikan.

Zyrtarë të Pentagonit konfirmuan lajmin dhe thanë se kanë nisur hetimet për mbi këtë incident. Megjithatë Pentagoni zyrtar nuk dha informacion se pjesë e cilit mision ishte droni, kur u qëllua.

Muajin e shkuar u shënua tre vjetori i marrjes nën kontroll të Sana nga grupi Houthi. Që prej nisjes së Luftës Civile, në Mars të 2015 -ës, rreth 10 mijë persona kanë mbetur të vrarë.

Houthi të mbështetur nga Irani luftojnë kudër koalicionit të drejtuar nga Sauditët, që mbështetet me armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/P325Mr05LYw