Pritet me nderime nga autoritetet më të larta
Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Egjipt.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore në aeroportin e Kajros nga autoritetet vendase.
Për të pritur kryeministrin shqiptar kishte dalë vetë homologu egjiptian, Mustafa Madbuli.
Rama shoqërohej nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ajo e Kulturës, Elva Margariti.
Pas pritjes zyrtare, dy kanë zhvilluar fillimisht një takim mes tyre dhe më pas edhe me delegacionet.
Tv Klan