Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë 8 pushuesve, të cilët rrezikuan jetën në det, me një mjet lundrues.

Policia sqaron se turistët kishin dalë për lundrim në Karaburun me një mjet tip skaf, por skafi ka pësuar defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre.

Operacioni është zhvilluar në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, Karaburun, ku është gjetur mjeti lundrues tip skaf, së bashku me 7 turistët dhe kapitenin.

Personat janë transportuar në “Shën Jan”, Karaburun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar nga Policia në Triport./tvklan.al