Një ngjarje e rëndë me 3 të plagosur ka ndodhur mesnatën mes së mërkurës dhe të enjtes në kryeqytet. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kinostudios” ku dy grupe të rinjsh pas një konfrontimi verbal dhe fizik kanë qëlluar ndaj njëri-tjetrit me armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov.

Tvklan.al

sjellë pamjet filmike të vendgjarjes pak minuta pas të shtënave, ku forca të shumta policie janë të pranishme. Banorë të zonës, të cilët ishin dëshmitarë të të shtënave, deklaruan se janë dëgjuar më shumë se 20 të shtëna dhe të bërtitura.

Burimet policore thonë se të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Emrat e tyre për momentin nuk dihen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për mbledhjen e provave dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat./

tvklan.al