Pas denoncimeve të vazhdueshme lidhur me frekuencën dhe shpejtësinë e lëvizjes së urbanëve, Drejtoria e Menaxhimit të Trafikut në Tiranë ka nisur ditën e sotme verifikimin në terren.

Siç shihet edhe në videon më lart, një patrullë policie ka ndjekur nga pas një autobus të linjës Ish – Uzina Autotraktori dhe ka konstatuar shpejtësinë nën normat e lejuara, gjë e cila jo vetëm që rëndon trafikun, por edhe shqetëson qytetarët që e përdorin këtë mjet transporti për punët e tyre të përditshme.

Drejtuesi i autobusit në video, menjëherë pas konstatimit të shkeljes është gjobitur me vlerën maksimale të parashikuar.

Burime pranë kësaj Drejtorie njoftojnë se aksioni do të vazhdojë deri në stabilizimin e situatës.

/opinion.al