Ky drejtues treni është heroi i radhës në internet.

Arsyeja?

Siç mund të shihet edhe në videon më lart, teksa sheh që treni po përplaset me kamionin, ai vrapon drejt lokomotivës ku ndodhen pasagjerët dhe u kërkon atyre që të ulen përtokë.

Vetëm 3 sekonda kohë dhe Mateusz Szymanski ia doli që të sigurohej që asnjë prej pasagjerëve të mos lëndohej.

Ngjarja në fjalë ndodhi në Poloni dhe videoja e regjistruar nga kamerat e sigurisë të po bën xhiron në rrjete sociale. /tvklan.al