Një prototip i ri dronësh po lind. Në një farë mënyre ai po konsiderohet si një “evolucion ” i shkopit që përdoret për fotot “selfie”, por që tashmë është bërë me krahë.

Pajisjet e reja quhen Hover Camera dhe janë një ndër shpikjet më të fundit të teknologjisë.

Të lehtë, shumë të thjeshtë në përdorim dhe praktikë, kjo pajisje duket se do të jenë një fenomen i vërtetë, në verën po vjen.

Në treg ka shumë propozime, për ata që janë të fiksuar pas fotografisë, pa qenë e nevojshme të pilotojnë një dron.

DJI Phantom 4 dhe 3DR Solo, ofrojnë një seri opsionesh që punojnë nëpërmjet teknologjisë “Follow me” që fokusohet në njohjen e fytyrës, ndërsa droni qëndron në një distancë sigurie.

Problemi i këtyre pajisjeve janë dimensionet, por për këtë po punon “Zero Zero Robotics”, që po realizon një Hover Camera, që  të jetë lehtësisht e transportueshme dhe rezistente.

Me vetëm 238 gramë, Hover Camera, apo “droni i selfie-ve”, nuk ka nevojë për një patentë, apo të jesh i regjistruar në databazën e droneve, siç kërkohet aktualisht .

Përdorimi i tij është i thjeshtë. Droni lëshohet në ajër dhe mund të kontrollohet me në aplikacion në smartphone.

Ai mund të realizojnë fotografi prej 13 megapixel dhe të bëjë video në cilësinë 4K, si dhe të bëjë foto panoramike në 360 gradë me cilësi shumë të mirë.

Aktualisht çmimi final akoma nuk është bërë publik, por porosia e tij do të fillojë që në verë të viti 2016.