Për herë të parë një grua është zgjedhur në krye të parlamentit në Vietnam. Ajo është Nguyen Thi Kim Ngan, 61 – vjeç dhe ka arritur të marrë një konsesus prej 95,5% nga ana e Assemblesë Kombëtare, që ka njoftuar më pas dhe emërimin e saj.

Ish – Drejtoreshë e Financave në provincës Ben Tre, në rajonin e Delta del Mekong, Kryetarja e re e parlamentit ishte rizgjedhur në radhët e Partisë Komuniste në Janar.

Në orët e ardhshme, Asambleja do të votojë për përfundimin e mandatit të Presidentit Truong Tan Sang, që do të zëvendësohet nga Ministri aktual i Sigurisë, Tran Dai Quang, ndërsa gjatë javës së ardhshme, pritet dhe zëvendësimi i Kryeministrit, Nguyen Tan Dung, nga Nguyen Xuan Phuc./tvklan.al