Më 29 Tetor të 2021, emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e qytetarit nga Durrësi Islam Saka. Ai tregoi, se në 5 Tetor i kishin vjedhur motorin në lagjen 18 në Durrës.

Islami nisi kërkimet dhe e gjeti vetë hajdutin, i cili ishte Korrado Mile. Pasi këmbënguli shumë, policia e kapi Korradon, por e la të lirë pas disa orësh, për shkak, se nuk ishte situatë flagrance.

Por tani pas lirimit, Gjykata ka dalë me masën “Arrest me Burg” në mungesë për Korradon, gjë që do të thotë, se pasi e lëshuan, do të duhet ta kapin prapë.

Islam Saka, i zoti i motorit, premton, se sërish do ta gjejë Korradon, por shefat e policisë duhet të japin dorëheqjen.

Islam Saka: Nuk e gjejnë dot? Unë e gjej, por për çfarë do e mbajë policia atë, për ta mbajtur me bukë, supë, vezë të zier. Për ta trajtuar si në kamp. Jo or bab unë dua motorin. Motorin nuk e gjejnë ata se e ka shitur ai. Nëse motorin nuk ma tregon Korrado, do humbë edhe Korrado si motor. Le ta gjejë policia e Shtetit Motorin! Prandaj kam bredhur 5 qytete. I kam lënë 2 javë me prit se do ta gjejnë. E liruan Korradon nga burgu. Çfarë mase morën? E panë rrezikshmërinë e tij? Çfarë la Korrado? Vetëm të linte brekët e veta. E lanë të lira që të vjedhë prapë, të paguajë policinë që mos ta shqetësojë prapë, të paguajë prokurorinë, të paguajë organet e drejtësisë.

Do i japësh një dorë policisë së Durrësit me e kërku?

Islam Saka: Unë t’i jap dorë? Unë do t’i jap dorë vetes sime se policia e Durrësit janë zero fare. Me paturpësinë më të madhe e liruan. Duhej të dilte ankesa te Stopi, se ishit ju që morën masë ata. Se ata nuk do merrnin masë fare.

Ne nuk kemi Korradon?

Islam Saka: Korradon nuk do ta gjejnë asnjëherë, do ta gjej unë, por ama shefi i Krimeve dhe shefi i Komisariatit të mos rrijnë kot, por të ma lirojnë mua vendin. Për të marrë rrogën kot? Po jo or bab, kështu janë në mbrojtje të popullit ata? /tvklan.al