Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë për numrin e viktimave nga Covid. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se ditën e sotme është regjistruar një numër rekord viktimash dhe ky është një realitet shqetësues.

“Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq”, tha Basha.

Kryetari i opozitës thotë se Shqipëria hyri në krizën e Covid në një situatë të vështirë pas qeverisjes së Ramës.

“Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë”.

Reagimi i Bashës vjen pas një takimi që pati me disa mjekë./tvklan.al