Zbardhet axhenda e takimeve të presidentit të ri

Si të gjithë krerët e lartë të shtetit, edhe presidenti i ri Bajram Begaj vizitën e parë zyrtare do ta zhvillojë në Prishtinë.

Me ftesë të homologes Osmani, Begaj për dy ditë në fillim të javës së ardhshme do të takohet me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, duke e nisur padyshim nga mikëpritësja e tij presidentja.

Begaj dhe Osmani do të kenë dhe një konferencë të përbashkët për media që në fakt do të jetë dhe e para dalje e presidentit të ri për t’ju përgjigjur pyetjeve të shumta që gazetarët kanë për të. Pasi që prej zgjedhjes së tij në krye të shtetit Begaj ka qenë diskret dhe nuk ka pranuar të japë asnjë intervistë. Madje dhe komentet e tij për zhvillimet politike dhe sociale në vend kanë munguar.

Begaj ka parashikuar dhe takime me kryeministrin Kurti dhe kryeparlamentarin Konjufca, ndërsa në axhendën që ende pritet të zyrtarizohet edhe planifikuar dhe Vizita në varrezat e dëshmorëve të luftës së Kosovës.

Ditën e martë presidenti ka menduar të ketë takime dhe me krerët e partive parlamentare që do të përmbyllin dhe këtë vizitë të tij zyrtare në Kosovë.

Tv Klan