Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas vizitës së Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varheli në Tiranë.

Në një postim në mediat sociale, Soreca shkruan se kjo vizitë konfirmon se Shqipëria është shumë pranë pranimit në BE.

Komisioneri Olivér Várhelyi përfundoi sot vizitën e tij të rëndësishme në Tiranë, e cila konfirmoi se BE është më shumë se kurrë pranë Shqipërisë në rrugën e saj të pranimit në BE drejt konferencës së parë ndërqeveritare”, shkruan diplomati.

Më tej ambasadori shprehet se plani ekonomik i BE-së do të nxisë rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë.

Zbatimi i Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Ballkanit Perëndimor 6 do të nxisë rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë dhe integrimin ekonomik rajonal si dhe do të shkojë paralelisht me vazhdimin e procesit të reformës”, shkruan Soreca./tvklan.al