Papa Françesku mbërriti në kryeqytetin indonezian Xhakarta, duke nisur udhëtimin më të gjatë dhe më të largët që kur ka marrë këtë detyrë. Përveç Indonezisë për 12 ditë ai do të vizitojë edhe Guinenë e re Papua, Singaporin dhe Timorin lindor, ky i fundit i vetmi që është kryesisht katolik.

Në fokus pritet të jetë shqetësimi për mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësia e dialogut mes feve të ndryshme.

Indoznezia është vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë. BBC nënvizon se ky është një udhëtim mjaft sfidues për një njeri që mbush 88 vjeç në Dhjetor dhe që ka luftuar me një sërë problemesh shëndetësore.

Udhëtimi i Papës në këtë zonë të largët të Azisë vjen edhe për faktin se ajo po njeh rritje të besimit katolik kohët e fundit.

Ky udhëtim ishte planifikuar që në 2020-ën, por u shty për shkak të pandemisë. Ai po ndjek hapat e Shën Papa Gjon Palit II që gjithashtu i vizitoi këto vende.

Që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Katolike në 2013, Papa ka zgjedhur vende të vogla dhe të margjinalizuara për të shkelur.

Të parën vizitë jashtë Vatikantit zgjodhi Shqipërinë ndërsa pak kohë më parë tha se po planifikonte edhe një udhëtim në Kosovë. Ai ka vizituar gjithashtu Bangladeshin, Mongolinë, Mianmarin dhe Tajlandën.

Tv Klan