Shqipëria rekomandohet për t’u vizituar jo vetëm përgjatë pushimeve verore. Media prestigjioze CNN e ka futur vendin tonë në mesin e disa prej shteteve që ja vlen të vizitohen në stinën e vjeshtës.

Shqipëria është kështu një nga opsionet për të gjitha ata që shmangin kulmin e udhëtimeve verore, për të pushuar më në qetësi e me më pak kosto.

“Çmimet në Evropë janë ende mjaft të larta, kështu që mund të ketë kuptim të zgjidhni një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë për vlerat e tij të mëdha”, shkruhet në artikull.

Dashamirët e plazheve janë vërshuar në Shqipëri këtë verë për bregdetin, por për udhëtarët e vjeshtës sugjerohen Bjeshkët e Nemuna, si dhe lumi i egër i Vjosës. Sipas kësaj medieje, stina e vjeshtës është koha më e mirë e vitit për të shkuar thuajse kudo.

Tv Klan