Një sulm rus me raketa balistike u ka marrë jetën 41 personave dhe ka plagosur 180 të tjerë në qytetin ukrainas të Poltavës.

Lajmin e dha presidenti ukrainas Zelenski që nënvizoi se viktimat janë pjesë e një institucioni arsimor dhe të një spitali aty pranë.

Sipas tij, njëra nga ndërtesat u shkatërrua pjesërisht duke zënë shumë njerëz nën rrënoja.

Ky konsiderohet një nga sulmet më vdekjeprurëse që prej fillimit të luftës.

Zelenski tha se kishte urdhëruar një hetim të plotë dhe të shpejtë për rrethanat e sulmit.

Tv Klan