Gazetarja Fatjona Mejdini e ftuar këtë të hënë në emisionin “Opinion”, në Tv Klan ka treguar për eksperiencën e saj si gazetare investigative në Amerikën Latine. Ajo ka treguar për problematikat e shqiptarëve mes shqiptarëve dhe grupeve vendase në Guayaquil, për shkak të të cilave në vitet e fundit kanë ndodhur 4 vrasje.

Sipas gazetares, Ekuadori është një vend shumë i korruptuar dhe për shqiptarë është e lehtë të japin ryshfet për të kaluar kufirin mes Perusë dhe Ekuadorit apo edhe Kolumbisë dhe Ekuadorit. Ata kanë fituar një lloj sigurie për të zhvilluar veprimtari kriminale, pasi kanë gjetur një vend kaotik.

Blendi Fevziu: A janë të ekspozuar?

Fatjona Mejdini: Jo. Mundohen mos ta bëjnë këtë. Ajo që i ka ekspozuar janë vrasjet. Në qoftë se nuk do kishin ndodhur vrasjet nuk jam e sigurt nëse do flisnim për shqiptarët në Ekuador. Shqiptarët nuk janë vetëm në Ekuador. Shqiptarët e Guayaquil dhe Ekuadorit janë identifikuar.

Blendi Fevziu: Sa shqiptarë mund të jenë në ekuador?

Fatjona Mejdini: Unë besoj, mbase 300.

Blendi Fevziu: Sa ditë qëndruat atje?

Fatjona Mejdini: Unë qëndrova 4 ditë në Guayaquil.  Dua të them që në fillim vizita në Guayaquil nuk ishte e lehtë. Të duhej fillimisht të siguroje përkthim se është një vend që flet spanjisht. E dyta të duheshin njerëz të cilët mund të siguronin intervista me zyrtarë, sepse procedurat ishin shumë burokratike dhe shpesh nuk funksiononin. Ajo që është më e rëndësishme është se doje siguri. Për të lënë hotelin për një intervistë.

Blendi Fevziu: Edhe  për të lënë hotelin?

Fatjona Mejdini: Po sepse kishte dhunë shumë të theksuar.

Blendi Fevziu: Edhe në rrugë?

Fatjona Mejdini: Po, patjetër kishte edhe abuzime seksuale të grave në rrugë. Kishte vjedhje të sendeve personale duke drejtuar armët në kokë. Domethënë Guayaquil, është një nga 50 qytetet më të dhunshme sot në botë.

Blendi Fevziu: Zyrtarët që ju takuat, i identifikonin shqiptarët si problem?

Fatjona Mejdini: Ajo që kuptova është se nuk kanë shumë informacione për shqiptarët, është ngritur miti i shqiptarëve, por nuk e dinë.

Gjthashtu gazetarja ka rrëfyer një eksperiencë të sajën ku një javë pasi intervistoi një prokuror të Guayaquil-it, në po të njëjtën ndërtesë, një javë më vonë u vra një prokuror i cili po hetonte lidhjet e krimit me trafikun. Ky ishte prokurori i tretë i vrarë brenda viti.

Fatjona Mejdini: Unë zhvillova në datën 13 një intervistë me një prokuror në Guayaquil, është një ndërtesë e madhe në qendër të Guayaquil-it, fola me një prokuror që  ndiqte dosjet e trafikut të drogës. Po të shikoje  në fakt zyra e tij ishte e mbushur me dosje, nuk kishte sistem digjital për të punuar, kishte frustrim shumë të madh dhe ishte një intervistë kur pash vështirësitë e organit hetimor. Ajo që ka ndodhur fiks një javë më vonë të hënën pasardhëse, është që një prokuror i cili hetonte lidhjet e krimit me trafikun ndërkombëtar të Ekuadorit është vrarë sapo po dilte nga ajo godinë.

Blendi Fevziu: Kjo nuk është e rrallë për Ekuadorin.

Fatjona Mejdini: Po, por mendo sa rrezik, mund të kishte ndodhur atë ditë që unë zhvillova intervistën./tvklan.al