Muzeu i Pullës Postare Shqiptare është një nga institucionet e rëndësishme që i është shtuar listës së historisë dhe trashëgimisë së vendit tonë. Në 3 vite të funksionimit të tij, ky Muze ka njohur një rritje me 30% këtë vit të vizitorëve vendas dhe të huaj nga grupmosha të ndryshme.

Albiona Sulo, muzeu i Pullës Postare Shqiptare:Patjetër që turistët e huaj kanë një vëmendje të veçantë, kanë një interes të veçantë sidomos te pjesa e pullave të para dhe vulave të para, sepse tregojnë ndërtimin e shtetit shqiptar. Pulla është në 112 vjetorin e saj sivjet. Vitin e kaluar kemi patur 111 të Pullës Shqiptare dhe ka qenë një vit goxha i suksesshëm sepse kemi patur dhe aktivitete promovuese të saj dhe kjo ka sjellë vëmendjen e vizitorëve të huaj, por edhe shqiptar. Kemi 30% rritje nga viti i kaluar mos harrojmë që është një muze rishtazi në tregun shqiptar dhe duke qenë se ne kemi afër dhe Muzeun e Gjeteve po bashkëpunojmë që të jemi pjesë e të njëjtit tur.

Ndër koleksionet me më shumë vlerë të muzeut janë vulat e para të shtetit shqiptar, por edhe bocetet unike.

Albiona Sulo, muzeu i Pullës Postare Shqiptare:Kemi vulat e para të shtetit shqiptar me krijimin e shtetit shqiptar u krijuan dhe vulat e para, pa të cilat nuk do të funksiononte shteti. Një ndër objektet më të veçanta që ne kemi është një nga bocetet që është që nga koha e pushtimit osman. Ne e kemi vënë ashti siç e kemi trashëguar të pa prekur.

Vula e parë e Postës Shqiptare daton më 5 Maj 1913 dhe intelektuali i shquar i kohës Lef Nosi ka qenë ministri i parë i Postë-Telegrafës në qeverinë e Ismail Qemalit.

Klan News