Vijojnë ende punimet për kampin e emigrantëve në zonën e Gjadrit. Punimet po konsistojnë në rrethimin e këtij kampi, sistemimin e oborreve, por edhe ndriçimin e sistemit të kanalizimeve.

Makineritë e firmës italiane janë ende brenda ambienteve të kampit. Puna është përqendruar kryesisht te rrethimi dhe ngritja e murit 7 metër të lartë që do të ketë kampi i cili ndërtohet në atë që njihet si zona ushtarake e Gjadrit.

Sipas burimeve, puna do të marrë edhe pak javë kohë derisa gjithçka të jetë për të pritur emigrantët. Në mesin e gushtit inspektorët italianë bënë testimet e fundit dhe dorëzuan raportin te qeveria italiane. Ndërkohë është marrë në dorëzim nga autoritetet në shtetin fqinj qendra pritëse në portin e Shëngjinit.

Emigrantët të cilën do të kapen në det do të identifikohen  dhe do t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore. Më pas ata do të transportohen drejt Gjadrit rreth 20 km larg nga qyteti i Lezhës.

Kampi ka një kapacitet për të pritur 3 mijë refugjatë në muaj ndërsa ndërtimi i tij nisi pas marrëveshjes mes kryeministrave Rama e Meloni në fund të vitit të kaluar.

Klan News