Plagosje me thikë në Roskovec. Siç raporton gazetarja e Klan News Anila Sefa, ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Më tej, policia bën me dije se ka shoqëruar autorin 15 vjeçar

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar. Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç. Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftojnë blutë.


/tvklan.al