Këtë vit, më shumë se 238 mijë nxënës do të përfitojnë libra falas, falë një buxheti prej mbi 9 milionë dollarë të akorduar nga Ministria e Arsimit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga shpërndarja e librave falas, nismë që synon të lehtësojë barrën financiare për mijëra familje shqiptare.
“Me mirënjohjen e prindërve dhe gëzimin e fëmijëve që këto ditë të fundit para fillimit të vitit të ri shkollor po marrin librat falas, falë financimit të qeverisë me një mbështetje direkte për familjet”, shkruan Rama.
Nga ana e tyre prindërit vlerësuan se nisma e librave falas është një lehtësim për buxhetet e tyre familjare.
“Për ne është shumë lehtësim sepse librat janë falas.”
“Një ndihmë e madhe për ne.”
“Unë jam prind i dy fëmijëve binjakë dhe përveç profesionit tim si mësuese kam ardhur sot si prind për të bërë tërheqjen e librave. Falenderojmë nismën që është marrë për tekste falas, sepse është një lehtësim i madh për buxhetin tonë familjar”
Po ashtu edhe 12,500 nxënës të gjimnazeve marrin librat falas si pjesë e kategorive në nevojë.
“Unë jam shumë e kënaqur sepse si arsye e mundësive ekonomike im shoq gëzon statusin e kempit dhe të tre fëmijët, ky është fëmija i tretë që unë e kaloj në këtë institucion shkollor dhe çdo vit i kemi marrë librat falas.”
Në total në sistemin 227 mijë nxënës nga klasa I deri në klasën IX që do të pajisen me tekste falas.
Klan News