Operatorët turistik: Kemi prenotime për gjithë shtatorin

Pas një vere të kufizuar nën rregullat e pandemisë, plazhi i Durrësit ende vijon të frekuentohet nga turistë të huaj por edhe vendasit. Të ardhur kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia por edhe nga Polonia, turistët po shijojnë plazhet e Adriatikut. Operatorët turistikë thonë se prenotimet përgjatë shtatorit janë të konsiderueshme.

Përgjithsësisht për momentin po punojmë me agjenci që ka turistë nga Serbia, Kosova, por dhe nga vendi jonë. Përgjithësisht kemi pasur goxha punë, ka pasur goxha fluks“, thotë Visiola Ozuni, operatore turistike

Plazhi në këtë stinë shoqëruar me temperatura të lartë dhe qetësi konsiderohet ideal për pushuesit.

Mua më pëlqen plazhi, i është i pastër realitivisht dhe fundjava është e këndshme“, thotë një pushuese.

Boshllëqet e krijuara përgjatë sezonit veror, operatorët turistik shpresojnë t’i kompesojnë përgjatë stinës së vjeshtës, ku për sa kohë temperaturat të jetë të përshtatshme pushuesit nuk do të mungojnë.

Tv Klan