Një ditë përpara votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për vazhdimin ose jo të monitorimit për Shqipërinë numri dy i organizatës Walter SchWimmer ka ritheksuar tre kushtet kryesore ndaj autoriteteve shqiptare. SchWimmer u tha gazetarëve shqiptare këtu në Strasburg se qeveria shqiptare duhet të shpejtojë hapat në korigjimin e listave të votuesve si dhe të infrastrukturës zgjedhore. Krahas organizimit të zgjedhjeve në përputhje me standardet europiane, Këshilli Evropës pret palën konkrete në luftën ndaj korrupsionit, trafiqeve dhe pastrimit të parave si dhe për vazhdimin e reformave në rend drejtësi dhe në administratën publike. Vetëm nëse realizohen këto tre kushte numri dy i Këshillit të Evropës Walter Schwimmer parashikon në një kohë tjetër heqjen e monitorimit për Shqipërinë. Këto deklarata i paraprinë votimit të së enjtes së Asamblesë Parlamentare dhe raportit për vëndin tonë si dhe procedurën e monitorimit që funksionon që prej vitit 1995. Në pritje të këtij debati strukturat thonë se zyrat e Këshillit të Europës socialistët Dedja e Koçi, demokratët Berisha e Topalli vijojnë takimet intensive me eurodeputetët për të marrë mbështetje për opsionet e tyre. Në axhendën e ditës së enjte është edhe Kosova ndërsa kemi një raportim të kryeadministratorit Harry Holter-i. Për më tepër informacion do t’u njohim ditën e nesërme. Informoj nga Strasburgu Vladimir Lame për Televizionin kombëtar Klan. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!