Vlerësimin e Ardian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit si kampion te anti-korrupsionit, Presidenti Ilir Meta e quan një fletë lavdërimi që Kryeministri Edi Rama e nxorri për sukseset e tij.

Kreu i shtetit nuk i kurseu tonet e ashpra teksa e cilësoi një çmim të Edi Ramës si “fletët e lavdërimit që merrte partia e punës”. 

“Kryeministri nxorri një fletë lavdërimi për sukseset e tij, që kjo mua nuk më habit, përpjekja e tij për t’u vetëlavdëruar dhe i Ramaformës. Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës. Kështu janë këto çmimet e Edi Ramës për antikorrupsionim”.

Ndërsa raportin e tij me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim e cilëson si të shkëlqyer.  

“Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera. Se Ilir Meta, dhe me Europën, asnjëherë nuk gënjen e nuk mashtron. Nuk i keqpërdor për interesat e tij. Ilir Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan. Nuk ka shkrepur asnjë foto si ai tjetri që hëngri burgun e Bilalit”.

Presidenti i vendit Ilir Meta njoftoi para mediave se ktheu ketë të mërkurë ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet. Presidenti e cilësoi ligjin në shkelje flagrante të të Kushtetutës.

Duke bërë thirrje që çdo qytetar të votojë me 25 Prill, kreu i shtetit paralajmëroi çdo zyrtar në Shqipëri që të tregojë kujdes për respektimin e Kushtetutes ose ne të kundërt nuk do të ketë asnjë rrethanë lehtësuese kur të përballen me drejtësinë pas 25 Prillit.

Tv Klan