Sedloski: Asgjë nuk ka përfunduar! Hima: Fitojmë ndaj Kastriotit

Vllaznia mban gjallë shpresat për Kupat e Europës deri në fundin e sezonit. Shkodranët barazuan 1-1 ndaj Laçit, duke mos qënë shumë e sigurtë drejt turneve ndërkombëtar. Gjithsesi për trajnerin Sedloski asgjë nuk ka përfunduar dhe gjithçka do vuloset në fundin e takimin me Bylisin.

“Këto ndeshje kanë qenë të vështira, të gjitha ndeshjet kanë qenë pothuajse finale. Unë do të vazhdoj përpjekjet që të ringrej ekipin që të luajmë ndeshje të mirë. Sa i përket asaj që do të ndodhë në ndeshjen tjetër, mes Partizanit dhe Teutës, siç e kam thënë edhe në konferencë për shtyp, ne do të shohim veten e luajmë për veten.”

Objektivi Europë konsiderohet edhe në kampin e kurbinasve. Matematikisht Laçi mbetet në lojë për vendin e katërt, teksa luan ndaj një kundërshtari pa pretendime si Kastrioti. Përballjet e fundit të Superligës shqiptare luhen të hënën e 29 Majit.

Klan News