Kastrioti fiton me Egnatian, rivalen për mbijetesë

Vllaznia beri detyrën edhe në ndeshjen e javës së 13 të kampionatit. Shkodranët fituan 2-0 ndaj Skënderbeut. Ishte Ardit Hoxhaj që kaloi shkodranët në avantazh në mesin e pjesës së parë.

Në këtë sfidë me një prej skuadrave të fundit të renditjes, Thomas Brdariç mendoi ta tërhiqte Vllazninë në administrim të rezultatit, por kjo i dha shpresë Skënderbeut që të kërkonte të gjente golin e barazimin. Në pjesën e dytë korçarët sulmuan më shumë.

Por ishte fundi i ndeshjes kur në një aksion kundërsulmi Aralica shënoi golin e dytë.

Kastrioti mori tre pikë me shumë rëndësi në ndeshjen ndaj Egnatias. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Ajazi. Në pjesën e dytë realizoi me kokë pas një harkimi të Bashës.

Pas kësaj fitoreje ndaj një rivali direkt për mbijetesën, krutanët ngjiten në kuotën e tetë pikëve. Gjithsesi skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu, mbeten të fundit në klasifikim, tre pikë më pak se Egnatia dhe Skënderbeu i vendit të tetë.

Tv Klan