Josa: E vlerësojmë kundërshtarin pavarësisht renditjes

Vllaznia do të luajë të dielën me Laçin, që po kalon momente të vështira. Gjithsesi trajneri i ekipit shkodran, Mirel Josa nuk shpërqendrohet dhe nuk e konsideron kundërshtarin si të dobët.

“Ne duhet të shkojmë në Laç për të zhvilluar lojën tonë, duke patur parasysh gabimet që bëmë me Partizanin. Të gjitha ndeshjet i vlerësojmë njësoj, pavarësisht pozitave që ndodhen skuadrat. Asnjëherë nuk kam qenë i kënaqur me barazimin, por konkluzionet do t’i nxjerrim në fund”, tha Josa.

Në dy takimet e para të këtij kampionati një është fituar nga Vllaznia, ndërsa tjetri është mbyllur në barazim. Superiorja po zhvillon javën e 26 dhe të dielën do të luhen edhe përballjet Partizani – Kastrioti e Egnatia – Teuta.

Tv Klan