Java e tetë e Superligës do të mbyllet nga dueli më i rëndësishëm mes Vllaznisë dhe Elbasanit, sfidë që vlen për kreun e renditjes. Fitorja i duhet të dyja skuadrave, por Vllaznia do të sforcohet më shumë pasi rrezikon të humbë vendin e parë në sytë e tifozëve të saj.
“E kemi analizuar ndeshjen me Dinamon. Kemi nxjerrë mësime për të bërë sa më mirë ndaj Elbasanit për të qenë të përqendruar gjatë gjithë takimit. Jemi një ekip i fortë, por nuk na lejohet të lëmë hapësira për rivalët. E rëndësishme është që të jemi në lojë gjithë kohës për të shpresuar të marrim 3 pikëshin”, tha trajneri Brdariç.
Shkodranët kanë 13 pikë në renditje ndërsa Elbasani 12. Të dy skuadrat kanë bërë mirë që nga nisja e sezonit dhe pretendojnë pjesën e tyre në katër vendet e para.
Tv Klan