Një zjarr ra pasditen e kësaj të shtune në Komisariatin e Policisë së Shijakut. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 dhe sipas policisë, nga flakët u përfshi zyra e ndihmës/specialistit të rendit, e cila ndodhej në katin e dytë.

Flakët u vunë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike.

“Rreth orës 18;30, në katin e dytë të Komisariatit të Policisë Shijak, në zyrën e ndihmës/specialistit të rendit  ka rënë zjarr. Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse duke bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet e para hetimore  paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor dhe Agjencia Rajonale e Mbikëqyrjes Policore po punojnë  për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të saktë të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë së Shijakut./tvklan.al