Policia e Vlorës ka arrestuar një 28-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim xhaxhain e tij pasi dyshohet se kanë dhunuar dhe i kanë dëmtuar automjetin një 36-vjeçari.

Sipas asaj që njoftojnë blutë arrestimi i 28-vjeçarit është bërë në fshatin Panaja.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit L. B., 47 vjeç, (xhaxhai i shtetasit K. B.) banues në fshatin Panaja. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin O. A., 36 vjeç, banues në Panaja, si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e tij tip “Alfa Romeo”, të parkuar”, njofton ndër të tjera Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al